BotaLajme

Zelensky parashikon tjetër revolucion në Rusi

Moska mund të godasë objektet bërthamore në Evropën Lindore nëse konfirmohet një përpjekje për të sulmuar termocentralin bërthamor rus në Smolensk me raketa të NATO-s.

Ky është kërcënimi i radhës zëvendëspresidentit të Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev.

“Nëse konfirmohet një tentativë sulmi ndaj centralit bërthamor të Smolenskut me raketa të NATO-s, do të jetë e nevojshme të shqyrtohet një skenar i një sulmi të njëkohshëm nga Rusia në termocentralet ukrainase të Pivdennoukrainski, Rivne dhe Khmelnytskyi, si dhe në objektet bërthamore në Evropën Lindore”, shkroi Medvedev në Telegram.

Sipas kanaleve të ndryshme pro-ruse, trupat ukrainase janë duke u përpjekur të organizojnë një sulm me raketa në termocentralin bërthamor të Smolenskut.

Ndërkohë, presidenti Zelensky, në fjalimin e radhës drejtuar kombit, deklaroi se ushtria vendase po përparon ndjeshëm në jug të Bakhmutit.

Sipas tij, kur trupat ukrainase të mbërrijnë në Krime, atëherë dhe presidenti Putin do të jetë i hapur dhe i gatshëm për negociata.

“Është krejtësisht e qartë se në momentin që Ukraina do të arrijë kufirin administrativ me Krimenë e pushtuar përkohësisht, ka shumë të ngjarë që Putini do të detyrohet të kërkojë dialog me botën e qytetëruar” tha Zelensky.

Më tej, lideri ukrainas deklaroi se gjithçka po shkon keq për Vladimir Putin, pasi të dhënat tregojnë se shumë shpejt do të ketë një rebelim tjetër edhe më të fortë brenda territorit rus.

“Ka një sinjal se mund të ketë një rebelim tjetër në Rusi, një revolucion. Përveç kësaj, ka shumë njerëz që mund të mbështesin një kryengritje të tillë. Mercenarët e Wagner vendosën të ndalojnë vetë. Putini nuk ka forcë ushtarake brenda Rusisë dhe popullsia e saj civile nuk është e mbrojtur”, u shpreh presidenti.

Ndërkohë nga fronti i luftës vijnë të rejat më të fundit, ku një bazë ushtarake e Rusisë në Melitopol është hedhur në erë gjatë natës. Në Ukrainë, sirenat e alarmit kanë shpërthyer në 4 rajone, si pasojë e bombardimeve ruse në Mykolaiv, Kharkiv, Donetsk e Kherson.

Show More

Related Articles

Back to top button