BotaLajme

Sulm makabër në një kopsht fëmijësh në Kinë, të paktën 6 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në një kopsht fëmijësh në Kinë, ku një person i armatosur hyri në ambientet e brendshme dhe nisi të qëllojë ndaj të pranishmëve.

Sulmi makabër ndodhi në Lianjiang dhe sipas autoriteteteve 6 persona humbën jetën, 3 fëmijë, 2 prindër dhe një mësues.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, teksa nuk jepen detaje për viktimat apo për armën e përdorur nga autori.

Në Kinë është e ndaluar rreptësisht mbajtja e armëve të zjarrit dhe vitet e fundit ka patur një valë në rritje të sulmeve me thikë. Shumë ngjarje të rënda janë regjistruar dhe në shkolla, gjë që ka detyruar autoritetet të rrisin ndjeshëm gatishmërinë.

Show More

Related Articles

Back to top button