Sipas analizës së parë statistikore të pavarur, rreth 47,000 rusë kanë vdekur në luftën në Ukrainë, që nga fillimi i saj në shkurt të vitit 2022. Agjencia e lajmeve Assocciated Press raporton se mediat ruse Mediazona dhe Meduza, në bashkëpunim me një hulumtues të të dhënave nga Universiteti Tubingen të Gjermanisë, studiuan regjistrin e vdekshmërinë për të vlerësuar numrin e vdekjeve shtesë te burrat nën 50 vjeç midis muajit shkurt të vitit 2022 dhe majit të vitit 2023, krahasuar me vitet paraprake. Ata shqyrtuan të dhënat e trashëgimisë dhe të dhënat zyrtare të vdekshmërisë për të hedhur dritë mbi koston e vërtetë njerëzore të pushtimit rus të Ukrainës. Si Moska, ashtu edhe Kievi, nuk japin të dhëna në kohë për humbjet ushtarake dhe përpiqen të minimizojnë viktimat e palës tjetër. Qeveria ruse ka pranuar zyrtarisht vdekjen e pak më shumë se 6,000 ushtarëve, por raportet për humbjet ushtarake janë manipuluar në mediat ruse. Pavarësisht sfidave, Mediazona, Shërbimi Rus i BBC-së dhe një rrjet vullnetarësh kanë ndërtuar një bazë të dhënash të vdekjeve të konfirmuara të luftës duke përdorur postime në mediat sociale dhe fotografi të varrezave në të gjithë Rusinë. Që nga 7 korriku, ata kishin identifikuar 27,423 ushtarë rusë të vrarë. Për të arritur një raport më të plotë, Mediazona dhe Meduza morën të dhënat e rasteve të trashëgimisë të depozituara pranë autoriteteve ruse.
Read Next
3 hours ago
Khamenei kërkon eliminimin e Netanjahut
3 hours ago
Taravari: Për gjashtë muaj në Spitalin e Gostivarit janë investuar rreth 400 mijë euro
4 hours ago
Të dhëna alarmante, mbi 62% e grave në Maqedoni ishin viktima të dhunës kibernetike
4 hours ago
Taravari: Funksionarë të BDI-së po lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë
4 hours ago
Kryeministri i Gjeorgjisë shkarkon ministrin e Jashtëm dhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit
4 hours ago
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
4 hours ago
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
4 hours ago
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
5 hours ago
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
5 hours ago