LajmeMaqedoni

Sa parti të reja politike do të sjellë kjo verë në Maqedoninë e Veriut?

“Do të ofrojmë alternativa se si shpejtë ta transformojmë Maqedoninë në një shtet stabil e cila do të jetë në funksion të qytetarit e jo në funksion si sot të politikanit dhe individëve të tillë të cilët japin deklarata të ëmbla, e në fakt në shoqëri po na ndodhë kulmi”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.

Nga shtatori në Maqedoni pritet hapja e një subjekti të ri politik, me në krye kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Deri në këtë periudhë, nuk përjashtohet mundësia që edhe grupi i zjarrit i udhëhequr nga Izet Mexhiti, që doli si fraksion i BDI-së, të formojnë lëvizje të re.

Por sa kanë kapacitet këto lëvizje të reja të arrijnë sukses dhe t’u bëjnë dëm partive nga të cilat janë larguar? Analisti politik Albert Musliu, thotë se suksesi i tyre do të varet nga sinqeriteti por edhe nga profilet politike që do t’i ofrojnë.

“Nëse fraksionet veprojnë në mënyrë të sinqertë, ato janë vlerë e shtuar, nuk janë diçka se do humbë sistemi politik. Nuk janë ato subjekte të mëdhaja fillimisht që ta rezikojnë stabilitetin e subjekteve politike ekzistuese por gjithsesi do të jenë një shtytës për ato por sa do të jenë të suksesshme, varet prej kapacitetit dhe profileve politike të cilat i ofrojnë. Është pak rëndë në Maqedoni që me këto tre subjekte të etabluara ju të hyni seriozisht në skenën politike”, theksoi Albert Musliu, analist.

Nga ana tjetër analisti politik Petar Arsovski është i mendimit që partitë e reja eventuale do ta kishin të vështirë zhvillimin nëse nuk i bashkangjiten ndonjë lëvizjeje më të madhe.

“Partitë e reja të cilat do të formoheshin do të kenë rrugë të vështirë deri te suksesi në këtë periudhë veçanërisht nëse nuk janë pjesë e ndonjë lëvizjeje më të madhe. Përshkak se niveli i pragut për fitimin e deputetëve do të rritet, duke patur parasysh daljen e ulët e elektoratit. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë për makineritë partiake, për ato të cilat kanë makineri më të fuqishme partiake. Nëse partitë më të reja krijojnë makineri serioze partiake deri atëherë, po kanë shanse por shanset më të mëdha janë nëse bashkangjiten në ndonjë bërthamë më të madhe të cilat kanë strukturë më serioze në teren”, pohoi Petar Arsovski – analist.

Përndryshe në Kuvendin e Maqedonisë, të përfaqësuar janë gjithsej 21 parti politike, shumica prej të cilave janë në koalicion me dy prej partive më të mëdha, VMRO-DPMNE-në apo LSDM-në.\TV21\

Show More

Related Articles

Back to top button