BotaLajme

Panik dhe shkatërrim në Birmingham! / Shpërthen gazi, flakë dhe rrënoja

Një grua është gjetur e vdekur në vendin ku u regjistrua një shpërthim i madh gazi që shkatërroi një shtëpi në Birmingham të britanisë dhe dëmtoi disa të tjera. Pamjet nga ajri tregojnë shkatërrimin që ka lënë pas shpërthimi. Një person, sipas zyrtarëve lokalë, është në gjendje kritike për jetën si pasojë e lëndimeve të marra në shpërthim. Policia u njoftuar menjëherë ps orës 20.30 minuta të së dielës për incidentin në Dulvich Road në Kingstandin. Një shtëpi është shkatërruar dhe disa të tjera janë dëmtuar rëndë si pasojë e forcës së shpërthimit. Edhe makinat e parkuara në rrugën përreth, sipas policisë, janë dëmtuar po ashtu. Janë sipas zyrtarëve edhe katër persona të tjerë që kanë pësuar lëndime të lehta dhe pas marrjes së mjekimeve të para janë lënë nga mjekët të kthehen në shtëpi. Pamjet në mediat sociale tregonin flakët, dëmet dhe mbetjet e një shtëpie me tulla të kuqe. 25 zjarrfikës ndërkohë u angazhuan për shuarjen e flakëve.

Show More

Related Articles

Back to top button