BotaLajme

Scholz mbron vendimin e ShBA-së për ta furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përkrahur vendimin e ShBA-së për ta furnizuar me bomba thërrmuese Ukrainën.

Në të njëjtën kohë ai ka theksuar rëndësinë e përjashtimit të kësaj lloj arme, raporton AlJazeera.

“Qeveria amerikane ka marrë një vendim që nuk është i yni, por që është vendim sovran”, ka thënë Scholz në konferencë.

Ai ka shtuar se nëse nuk do të merrej ky vendim atëherë Uashingtoni mund të mos ishte në gjendje që të siguronte municion të mjaftueshëm për Ukrainën.

Show More

Related Articles

Back to top button