Si për të dëshmuar paanësi në veprimet e saj, pas valës së indinjatës ë shkaktoi nëpër botë leja e autoriteteve suedeze për një proteste gjatë të cilës u dogj një libër Kurani, policia suedeze njoftoi se ka lejuar gjithashtu një tubim që përfshin djegien e teksteve të shenjtë përpara ambasadës izraelite në Stokholm, cka solli reagimin e menjëhershëm të Izraelit dhe organizatave hebraike. Protesta vjen disa javë pasi një burrë irakian i vuri zjarrin faqeve të Kuranit jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit. Tubimi i fundit thuhet se do të përfshijë djegien e Torës dhe të Biblës. Policia e Stokholmit theksoi se në përputhje me legjislacionin suedez u dha leje njerëzve për të mbajtur tubime publike dhe jo për aktivitetet e kryera gjatë tyre. Policia nuk jep leje për të djegur tekste të ndryshme fetare. Policia lëshon leje për të mbajtur një tubim publik dhe për të shprehur një mendim. E këtu ka dallim të madh. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ishte një nga disa përfaqësues izraelitë dhe organizata hebraike që e dënuan menjëherë vendimin. “Unë e kundërshtoj pa mëdyshje lejen e dhënë në Suedi për djegien e librave të shenjtë”, tha ai në një deklaratë. “E dënova djegien e Kuranit, të shenjtë për myslimanët në mbarë botën, dhe tani jam i lënduar që i njëjti fat e pret një Bibël hebraike, librin e përjetshëm të popullit hebre”, shtoi Herzog. Ndërsa Yaakov Hagoel, kryetar i Organizatës Botërore Sioniste, tha në një deklaratë se dhënia e lejes “nuk ishte liri e shprehjes, por antisemitizëm”.
Read Next
Bota
11 hours ago
Khamenei kërkon eliminimin e Netanjahut
Lajme
11 hours ago
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
11 hours ago
Khamenei kërkon eliminimin e Netanjahut
11 hours ago
Taravari: Për gjashtë muaj në Spitalin e Gostivarit janë investuar rreth 400 mijë euro
11 hours ago
Të dhëna alarmante, mbi 62% e grave në Maqedoni ishin viktima të dhunës kibernetike
11 hours ago
Taravari: Funksionarë të BDI-së po lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë
11 hours ago
Kryeministri i Gjeorgjisë shkarkon ministrin e Jashtëm dhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit
11 hours ago
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
11 hours ago
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
12 hours ago
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
12 hours ago
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
12 hours ago