Koreja e Jugut është pushtuar nga moti i keq me reshje shiu vdekjeprurëse. Mediet e huaja raportojnë se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 40 persona.
Sipas autoriteteve lokale, nëntë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 34 të lënduar. Mes viktimave ishin dymbëdhjetë individë që humbën jetën tragjikisht në një nënkalim që u përmbyt.
Që nga e enjtja e javës së kaluar, rajonet qendrore dhe jugore të vendit janë goditur nga reshjet e shiut, duke arritur kulmin e sezonit të shirave që nisi në fund të qershorit.