Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka reaguar pasi Rusia njoftoi se marrëveshja për korridorin e grurit në Detin e Zi ka përfunduar.
Presidenti turk deklaroi sot se beson se homologu i tij Vladimir Putin dëshiron që marrëveshja të vijojë.
Duke folur me gazetarët, Erdogan tha se do të diskutojë marrëveshjen, përfshirë kapitullin e eksportit të plehrave ruse, me Putinin gjatë takimit të tyre që pritet në gusht.
Ndërkohë, shoqata ruse e eksportit të grurit Rusgrain tha se anëtarët e saj planifikojnë të vazhdojnë t’i furnizojnë klientët e tyre me grurë rus me çmime konkurruese, pavarësisht njoftimit të Moskës.
“Rusia është furnizuesi më i madh në botë i drithërave… Të gjitha detyrimet e eksportuesve rusë të drithërave do të përmbushen “, thuhet në deklaratë.