Vladimir Putin ka pohuar se Rusia ka një “magazinë të mjaftueshme” municionesh thërrmuese – por nuk i ka përdorur ende ato, përcjell Bota sot.
Ai tha se Moska “nuk kishte pasur një nevojë të tillë” gjatë pushtimit deri më tani.
Por ka pasur shumë prova për të kundërtën, duke përfshirë raportet e përpiluara nga OKB-ja.
Putin paralajmëroi se nëse municione thërrmuese do të përdoren kundër forcave ruse, atëherë Moska “do të rezervonte të drejtën për të ndërmarrë veprime reciproke”.