BotaLajme

Kaloi kufirin pa autorizim, arrestohet një shtetas amerikan në Korenë e Veriut

Një shtetas amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut pasi kaloi kufirin. Lajmin e bëri të ditur një organ i OKB-së.

Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila drejton Zonën e Çmilitarizuar dhe zonën e përbashkët të sigurisë (JSA) që ndan Veriun nga Koreja e Jugut, tha se qytetari amerikan nuk kishte autorizim për të kaluar.

“Një shtetas i SHBA… kaloi, pa autorizim, vijën e Demarkacionit Ushtarak në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (DPRK). Ne besojmë se ai është aktualisht në paraburgim DPRK dhe po punojmë me homologët tanë të KPA për të zgjidhur këtë incident.”

Zona e Çmilitarizuar (DMZ), ndan dy Koretë dhe kufiri i saj është një nga zonat më të fortifikuara në botë.

Ajo është e mbushur me mina tokësore, e rrethuar me gardhe me tela elektrikë dhe me gjemba dhe kamera vëzhgimi dhe rojet e armatosura supozohet të jenë në gatishmëri 24 orë në ditë.

Nuk ka ende një reagim nga pala amerikane.

Show More

Related Articles

Back to top button