BotaLajme

Shpërthen një depo armësh në Krime, mbyllet autostrada dhe evakuohen 2 mijë persona

Një depo municioni në lagjen Kirovsky të rajonit të Krimesë thuhet se ka shpërthyer pas një sulmi, duke shtyrë autoritetet ruse të mbyllin autostradën Tavrida për qarkullimin e mjeteve.

“Në terrenin e stërvitjes Starokrymsky pranë fshatit Krynychki , u godit një depo municioni, e cila vazhdon të shpërthejë“, thotë kanali “Crime Wind” në Telegram, i cituar nga agjencia Ukrinform.

Por për autoritetet ruse në rajon shpërthimi është cilësuar si një zjarr i zakonshëm.

“Pas një zjarri që shpërtheu në një vend në rrethin Kirovsky, autostrada Tavrida u mbyll”, tha nga ana e tij udhëheqësi lokal rus Sergej Aksyonov, duke shtuar se ishte planifikuar evakuimi i përkohshëm i rreth dy mijë njerëzve.

Autostrada Tavrida lidh urën e Krimesë të qytetit port të Kerçit në Detin Azov me Sevastopolin në bregun e Detit të Zi të gadishullit.

Ndërkohë, një sulm i fuqishëm është regjistruar gjatë natës në Odessa, ku janë regjistruar shumë dëme dhe të plagosur.

“Sulm i fuqishëm i natës në Odessa, banorët raportojnë se shumë ndërtesa banimi janë dëmtuar dhe ka të lënduar“, tha Oleg Kiper, kreu i Komandës Ushtarake Rajonale të Ukrainës në Odessa, cituar nga RBC-Ukraine.

Ndërkohë, zëdhënësi ushtarak Sergiy Bratchuk shkroi në Telegram se “ka pasur lëshime të raketave të lundrimit Kalibr nga Deti i Zi”.

Show More

Related Articles

Back to top button