Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një trafoje elektrike afër lumit Alaknanda në Indinë veriore, transmeton Gazeta Metro.
Autoritetet kanë thënë se një policë dhe 5 ushtarë janë në mesin e personave që kanë mbetur të vdekur në aksidentin që ndodhi në rajonin e Chamolit.
Guvernatori i zonës Pushkar Singh Dhami ka urdhëruar një hetim mbi incidentin, raporton BBC.
Nga policia kanë thënë se përpos viktimave gjithashtu 15 persona tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë trajtuar në spital. Incidenti kishte ndodhur të martën në mbëmje por ishte raportuar të mërkurën.
Sipas një mediumi indian trafoja ka eksploduar dhe ka elektrizuar një urë në lum afër fshatit pipalkoti./gazetametro.net