Lajme

Muftinia e Gostivarit organizoi manifestim me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1445

Me rastin e Viti të Ri, Hixhri 1445, Muftinia e Gostivarit, në Xhaminë e fshatit Gradec, mbajti manifestimin madhështor për të nderuar ndërrimin e motmoteve dhe për t’i uruar mirëseardhje vitit të ri me dëshirë për bereqet, shëndet, mirëkuptim dhe dashuri anekënd ku gjenden muslimanët.

Muftiu i Gostivarit, Sabahudin Zendeli në fjalën e tij të rastit theksoi se hixhreti është ngjarja më e madhe e Muhamedit a.s. dhe gjithë Profetëve të Allahut, për të shtuar se, kjo ngjarje për ne edhe më tej duhet të jetë simbol i vlerave kulturore dhe civilizuese, por gjithashtu duke shërbyer si dhuratë më e çmuar për botën. Ai më tej tha se shpërngulja e Muhamedit a.s ishte momenti kurrë do të vihet themeli i fort i një shteti që më pastaj do shtrihet në shumë anë e që më vonë në çdo skaj të botës.

Manifestimin Hixhri 1445 e madhështoi kori i Muftinisë së Gostivarit, që interpretoi disa nga ilahitë më të mira të kohës.

Viti i Ri Islam fillon në ditën e parë të muajit Muharrem i cili llogaritet muaji i parë në kalendarin Islam. Kjo ditë përfaqëson udhëtimin e Profetit Muhammad (a.s.) nga Meka në Medine, i njohur po ashtu si al-Hijra (migrimi). Në vitin 622 të kalendarit gregorian, gjatë muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit hënor musliman, Profeti Muhammad (a.s.) dhe shokët e tij u zhvendosën nga Meka në Medine në mënyrë që të shmangin persekutimin nga fiset e fuqishme që ishin idhujtarë dhe armiq të Islamit. Kalendari Islam ose kalendari i Hixhrit përbëhet nga 12 muaj dhe 354 ose 355 ditë. Ai është afërsisht 11 ditë më i shkurtër se kalendari gregorian. Bazohet në lëvizjen e hënës dhe si rezultat fillimi i çdo muaji përcaktohet kur gjysmëhëna e re bëhet e dukshme për herë të parë.

Show More

Related Articles

Back to top button