BotaLajme

Rusia e bllokoi, Kroacia ofron portet e saj për eksportin e grurit ukrainas

Sekretari i Shtetit kroat për Çështjet Politike, Frano Matushiç në një takim të OKB-së ka deklaruar se Kroacia ka ofruar rrjetin e saj hekurudhor dhe portet në detin Adriatik për transportin e grurit ukrainas përmes rrugëve alternative, pas bllokimit nga Rusia të Iniciativës së Grurit të Detit të Zi.

Përfaqësuesi kroat këtë vendim e tha gjatë një debate të hapur ministror mbi situatën në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës.

“Kroacia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e rrugëve të reja për eksportet e grurit ukrainas. Ndër rrugët e mundshme alternative janë hekurudhat dhe portet kroate në detin Adriatik,” është shprehur ai.

Sipas sekretarit kroat të shtetit, vendimi i Rusisë për të mos zgjatur marrëveshjen po shkakton kërcënimin e urisë në shumë pjesë të botës.

Show More

Related Articles

Back to top button