BotaLajme

“Hakmarrje për Kuranin”, protestuesit djegin ambasadën suedeze në Irak

Qindra njerëz kanë sulmuar ambasadën e Suedisë në Irak, duke u ngjitur në muret e kompleksit dhe duke djegur ndërtesën, shkruan BBC.

Ata po protestonin kundër djegies së dytë të planifikuar të Kuranit në Suedi në më pak se një muaj. Është planifikuar që Kurani të digjet sot para ambasadës irakiane në Stokholm.

Zyrtarët suedezë e dënuan sulmin dhe konfirmuan se i gjithë stafi i ambasadës në Bagdad ishte i sigurt.

Policia e Suedisë refuzoi disa kërkesa në fillim të këtij viti për protesta të cilat pritej të përfshinin djegien e Kuranit.

Por gjykatat e vendit vendosën që protestat të lejohen të vazhdojnë, duke përmendur ligjet e fjalës së lirë.

Autoritetet suedeze i dhanë leje edhe një burri që deshi të digjte Biblën dhe Torën. Por më pas, burri u pendua dhe nuk e mbajti protestën.

Show More

Related Articles

Back to top button