Gjykata e 8-të Penale e Ankarasë ka lëshuar urdhër-arrest për Rasmus Paludanin, liderin e Partisë së ekstremit të djathtë danez, Linja e Rreptë (Stram Kurs), i cili dogji Kuranin përpara Ambasadës së Turqisë në Stokholm, raporton Anadolu.
Vazhdon hetimi i nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë kundër Paludanit, i cili dogji Kuranin më 21 janar përpara ambasadës turke në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, me akuzën e “fyerjes publike të vlerave fetare të adoptuara nga një pjesë e popullit”.
Në kuadër të hetimeve, Zyra e Kryeprokurorit Publik kërkoi nga Gjykata e 8-të Penale e Ankarasë për Paludanin “arrestim për marrjen e një deklarate”.
Duke vlerësuar kërkesën, gjykata lëshoi urdhër arrest për Rasmus Paludan-in.