BotaLajme

Aksident i rëndë në Jordani, 12 viktima pas shpërthimit të gazit toksik

Një incident i rëndë ka ndodhur në portin Akaba në Detin e Kuq në Jordani, ku 12 persona kanë humbur jetën. Gjithçka u shkaktua nga një rrjedhje e gazit toksik të klorit, i cili po eksportohej në Xhibuti, por gjatë zhvendosjes nga kontejneri, fuçia është rrëzuar mbi anije duke shpërthyer. Përveç 12 viktimave, shumë persona të tjerë janë plagosur, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar banorëve që jetojnë pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja që të mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë brenda pasi gazi toksik mund të shkaktojë situata serioze.

Ekipet e specializuara duke përfshirë aeroplanët e evakuimit janë vendosur nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile, ndërsa po përpiqen të kenë në kontroll situatën.

Show More

Related Articles

Back to top button