Udhëtimi falas në Bashkimin Evropian do të përfundojë në maj 2023, kur Brukseli do të nisë skemën e shumëpritur të heqjes së vizave, ETIAS.
Edhe pse ETIAS nuk është i njëjtë me vizën, ekziston një procedurë që do të duhet të paguhet, e ngjashme me skemën amerikane ESTA. Procedura do të jetë më e shpejtë, online dhe pa informacion biometrik në krahasim me më parë dhe do t’u kushtojë njerëzve nga 18 deri në 70 vjeç shtatë euro.