Italia ka miratuar një ligj përmes së cilit ndalon tregtimin, importimujn dhe prodhimin e mishit sintetik. Në këtë mënyrë, Italia bëhet vendi i parë që ndalon plotësisht tregtimin, importimin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike.
Ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit Ushqimor, Francesco Lollobrigida, nënvizoi rëndësinë e kësaj mase.
“Ne jemi vendi i parë që kemi marrë këtë vendim, duke mbrojtur sovranitetin tonë ushqimor dhe duke garantuar sigurinë e konsumatorit”, tha Lollobrigida.
Ky ligj synon të ruajë integritetin e termit ‘mish’ për produktet me origjinë shtazore, duke shmangur konfuzionin dhe garantimin e informacionit të saktë për konsumatorin.
Projektligji do t’i paraqitet Dhomës së Deputetëve për miratim përfundimtar.
Çfarë është mishi sintetik?
I ashtuquajturi mish i pastër përfitohet nga klonimi i qelizave staminale të nxjerra nga kafshët dhe më pas riprodhohet in vitro, pa therje.
Si zhvillohet prodhimi?
Mishi sintetik është rezultat i një procesi të kultivimit të qelizave që ndodh në laborator. Pika fillestare janë qelizat burimore të kafshëve të cilat “ushqehen” në mënyrë të përshtatshme nga një serum i kultivuar. Përhapja ndodh brenda një bioreaktori që riprodhon kushtet e trupit të kafshës. Qelizat e ushqyera shumohen në mënyrë eksponenciale: duhen vetëm disa javë për të marrë mijëra kilogramë mish nga një qelizë e vetme./albeu.com/