BotaLajme

Zelensky papritmas shkarkon ambasadorin ukrainas në Britani

Një njoftim i papritur ka ardhur nga Ukraina, e cila po ballafaqohet tash e sa kohë me pushtimin e Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar Vadym Prystaiko si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar.

Ende nuk është dhënë ndonjë arsye për shkarkimin e 53-vjeçarit, raporton skynews.

Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku i vitit 2020.

Një urdhër presidencial thotë gjithashtu se Prystaiko është hequr si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.

Ndryshe, dorëheqje ka dhënë edhe ministri ukrainas i Kulturës, Oleksandr Tkachenko. Ky i fundit thuhet se u largua pas një “keqkuptimi” mbi përdorimin e fondeve publike për projekte kulturore, ndërsa Kievi po përpiqet të largojë pushtuesit rus që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button