Rikthimi i të ashtuquajturës Polici e “moralit” në rrugët e qyteteve më të mëdha iraniane, e ka kthyer me vete frikën dhe stresin për gratë që kanë vendosur ta injorojnë kërkesën për ta vendosur hixhabin në kokë.
Teksa ky vendim po përcillet me rezistencë të burrave dhe grave, ligjvënësit janë duke pyetur veten për efektin e kësaj politike.
Iranianët që kanë folur për Shërbimin iranian të Radios Evropa e Lirë kanë thënë se prezenca e Policisë së “moralit” – e njohur zyrtarisht si “patrullat udhëzuese”, që zakonisht përbëhen nga burrat si dhe gratë e mbuluara tërësisht – nuk është aq e madhe siç ka qenë para shpërthimit të protestave mbarëkombëtare kundër vendosjen së hixhabit, në vjeshtën e vitit të kaluar.
“Më përpara, kur dilnim nëpër rrugë, ata kanë pasur makina të vogla, me të cilat kanë qarkulluar nëpër rrugë”, ka thënë Leila Mirghaffari, aktiviste për të drejta të grave që jeton në Teheran, një ditë pasi është bërë publik vendimi për rikthimin e patrullimeve.
“Ata nuk kanë guxuar të veprojnë sikurse më parë. Mirëpo, janë të pranishëm kryesisht në sheshet kryesore”.
Mirghaffari e ka përshkruar vendimin për riangazhim të Policisë së “moralit”, si tentim për të shkaktuar “frikë dhe terror” në mesin e popullsisë.
“Diçka e tillë krijon probleme mendore dhe emocionale për ne. Është stresuese, na i pushton mendimet tona dhe ato të familjeve tona”, ka thënë Mirghaffari për Radion Evropa e Lirë.
“Kur ne dëshirojmë të largohemi nga shtëpia dhe të dalim në rrugë, ne mund të përballemi në çdo moment me patrullat e policisë, të cilat presin që t’i arrestojnë njerëzit”.
Megjithatë, Mirghaffari dhe të tjerët kanë sugjeruar se patrullat janë kryesisht joefektive dhe i kanë dhënë jetë të re rezistencës kundër përpjekjeve të autoriteteve për t’i detyruar njerëzit që ta respektojnë kodin islamik të veshjes.
Disa banorë të Teheranit, që kanë folur me Radion Farda, kanë thënë se shumë gra e vendosin për pak kohë hixhabin në kokë, kur e shohin ndonjë patrullë, dhe më pas e heqin nga koka, sapo të kalojnë rrugën.
Në disa raste, kur gratë janë ngacmuar apo kërcënuar nga Policia e “moralit”, banorët tjerë – gra dhe burra – janë tërhequr mbrapsht.
Pothuajse menjëherë pasi autoritetet kanë bërë të ditur për rikthim të patrullimeve, banorët e qytetit verior, Rasht, kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar ndaj tentimeve të autoriteteve për t’i arrestuar tri gra për shkeljen e rregullit për hixhabin.
Situata është raportuar të jetë përshkallëzuar në mes të protestuesve dhe policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve kanë bërtitur kundër udhëheqësisë klerike të Iranit.
“Realisht nuk e di se ku duan të dalin me këtë metodë, mirëpo, sipas mendimit tim, nëse ata dëshirojnë të vazhdojnë në këtë mënyrë, përplasjet do të nisin sërish”, ka thënë një burrë në Teheran, i cili ka dashur të mbetet anonim, derisa është përgjigjur në platformën WhatsApp.
“Personalisht, nëse i shoh ata duke e marrë një grua me makinë, do të dal përpara dhe do të bërtas që ata të mos e marrim. Kështu janë gjërat, dhe mendoj se shumica e njerëzve tani e kanë gatishmërinë time. Ata nuk duan që të ndodhë edhe një incident sikurse ai me Mahsan, dhe që të vritet edhe ndonjë vajzë e pafajshme”.
Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në shtator të vitit të kaluar, pak pasi ajo është arrestuar për mosvendosje të hixhabit në kokë, ka rezultuar me protesta mbarëkombëtare, që kanë zgjatur disa muaj.
Ndonëse vendosja e hixhabit ka qenë e detyrueshme në publik për gra dhe vajzat mbi moshën nëntëvjeçare, prej vitit 1981, pak pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, kërkesa në shumë raste nuk është respektuar, sidomos në zonat urbane.
Ndryshimet në Ligjin për hixhabin, që presin miratimin e Parlamentit, janë shoqëruar me diskutime të ashpra pasi disa ligjvënës kanë thënë se ndëshkimet për mosvendosje të mbulesës duhet të jenë më të ashpra, ndërsa të tjerët e kanë vënë në pikëpyetje efektin e masës.
Pas njoftimit për rikthim të patrullimeve në shumë qytete iraniane, ligjvënësi Vali Esmaili, i cili udhëheq Komisionin parlamentar për Çështje Sociale, ka thënë se komisioni i tij ka pak gjasa që të përfshihet në diskutime.
Ai ka thënë se para nisjes së patrullimeve, “ne duhet ta vështrojmë shoqërinë për të parë nëse masat e ngjashme kanë qenë efikase në 43 vjetët e fundit”.
Ndonëse vendosja e hixhabit ka qenë e detyrueshme në publik për gra dhe vajzat mbi moshën nëntëvjeçare, prej vitit 1981, pak pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, kërkesa në shumë raste nuk është respektuar, sidomos në zonat urbane.
Ndryshimet në Ligjin për hixhabin, që presin miratimin e Parlamentit, janë shoqëruar me diskutime të ashpra pasi disa ligjvënës kanë thënë se ndëshkimet për mosvendosje të mbulesës duhet të jenë më të ashpra, ndërsa të tjerët e kanë vënë në pikëpyetje efektin e masës.
Pas njoftimit për rikthim të patrullimeve në shumë qytete iraniane, ligjvënësi Vali Esmaili, i cili udhëheq Komisionin parlamentar për Çështje Sociale, ka thënë se komisioni i tij ka pak gjasa që të përfshihet në diskutime.
Ai ka thënë se para nisjes së patrullimeve, “ne duhet ta vështrojmë shoqërinë për të parë nëse masat e ngjashme kanë qenë efikase në 43 vjetët e fundit”.
Kjo grua ka thënë se personalisht nuk e ka parë asnjë pjesëtar të Policisë së “moralit” ditëve të fundit në rrugët e Teheranit. Mirëpo, ajo ka shtuar se ka dëgjuar që patrullimet janë shtuar në qytetin Shahriar, kur ajo ka thënë se shumica e grave e vendosin mbulesën.
Sipas saj, edhe vetë personat që po patrullojnë me raste janë të lodhur nga e gjithë kjo situatë, mirëpo është e qartë se ata kanë urdhra prej lart.
Në anën tjetër, aktivistja Mirghaffari flet për realitet më të zymtë.
“Policia e “moralit” është shumë e dhunshme. Ata janë shumë të ashpër. Ata nuk kanë asnjë pikë humaniteti”, ka thënë Mirghaffari, e cila ka shtuar se është arrestuar disa herë me forcë.
“Policia e “moralit” është e trajnuar për të qenë e egër dhe për të shkaktuar trazira që mund të çojnë në vrasje, sikurse rasti i Mahsa Aminit. Ata nuk kanë aspak frikë”.
Të tjerë që kanë folur për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se kanë dilema nëse do të rikthehen patrullimet, në këtë kohë kur zemërimi i publikut është i madh dhe gjendja ekonomike është e rëndë.
“Nuk ka të bëjë me hixhabin, interesi kryesor është inflacioni dhe çmimet e larta”, ka thënë një burrë përmes WhatsAppit.
“Mirëpo, hixhabin e kanë vetëm arsyetim. Ata po luajnë me nervat e secilit, qofshin burra apo gra, qofshin me hixhab, apo pa hixhab”.
Protestat e reja, në të cilat gratë kanë mbajtur mbishkrimet ‘Ne nuk do të zmbrapsemi”, sugjerojnë se përpjekjet për t’i detyruar gratë që ta vendosin hixhabin, do të hasin në rezistencë.
“Shikoni, vajzat tona janë duke luftuar dhe unë e di që nuk ka rrugë kthimi për ne. Përgjigja jonë ndaj atyre që kërkojnë nga ne që ta vendosim mbulesën është thjesht, JO”, ka thënë Mirghaffari.
“Ky është hap i madh që kemi marrë drejt realizimit të dëshirave tona dhe nuk do të kthehemi kurrë mbrapa”.