Një gazetar rus në Ukrainë është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes të ketë thënë se një korrespodent rus i luftës u vra dhe tre gazetarë të tjerë rusë u plagosën nga granatimet pranë vijës së frontit,
Gazetari që vdiq punonte për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA. Katër gazetarët kishin qenë në rajonin Zaporizhzhia në jug të Ukrainës.
Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar, pa prova, se ata u lënduan pasi Ukraina nisi një sulm me municione thërrmuese.
Ata u evakuuan nga fusha e betejës, por korrespondenti i RIA, Rostislav Zhuravlev, vdiq gjatë udhëtimit, tha departamenti.
RIA konfirmoi në një raport se korrespondenti i saj ishte vrarë ndërsa raportonte në fshatin e vijës së parë të Piatykhatky dhe se një nga kameramanët e saj u plagos gjithashtu.