BotaLajme

Sulm kibernetik ndaj 12 ministrive norvegjeze

Dymbëdhjetë ministri norvegjeze në sulme kibernetike, njoftoi sot qeveria norvegjeze.

“Ne kemi identifikuar një dobësi në platformën e një prej ofruesve tanë. Kjo dobësi është rregulluar”, tha në një konferencë për shtyp Eric Hope, kreu i agjencisë qeveritare përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve për ministritë.

Sulmi u identifikua për shkak të trafikut “të pazakontë” në platformën e ofruesit, tha zyrtari, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme. Ai u zbulua më 12 korrik dhe po hetohet nga autoritetet policore.

“Është shumë herët të thuhet se kush qëndron pas këtij dhe cila është shkalla e ndikimit të sulmit”, tha ai.

Norvegjia është furnizuesi më i madh i gazit në Evropë pas rënies së flukseve të gazit rus si dhe eksportuesi më i madh i naftës në Evropën Perëndimore. Sipas Hope, zyra e kryeministrit nuk u prek nga sulmi dhe as ministritë e punëve të jashtme, mbrojtjes dhe drejtësisë pasi përdorin një platformë të ndryshme

Show More

Related Articles

Back to top button