Kina e ka shkarkuar Qin Gangin nga posti i ministrit të Jashtëm më pak se shtatë muaj pasi u emërua në këtë pozitë, raportoi të martën BBC-ja.
Posti do të merret nga shefi i Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste, Wang Yi, i cili më parë ishte kryediplomat.
Largimi për një kohë të gjatë i Gangit nga opinioni publik dhe heshtja e ministrisë së tij për këtë, ka nxitur spekulime të ndryshme.
Angazhimet e fundit publike të 57-vjeçarit ishin më 25 qershor.
I emëruar në postin e tij dhjetorin e kaluar, Gang shihej si ndihmës i besuar i presidentit kinez Xi Jinping.