Tre persona u bënë viktimat e para të martën nga zjarret që kanë shpërthyer në ishujt grekë prej një jave.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, paralajmëroi për ditë të vështira në vijim pasi flakët shkatërruan shtëpi dhe detyruan evakuimin e turistëve.
Dy pilotë u vranë kur avioni i tyre Canadair CL-215 që luftonte zjarret u rrëzua në ishullin Evia, në lindje të Athinës, thanë nga forcat ajrore. Moshat e tyre janë 34 dhe 27 vjeç.
Ndërkaq, viktima e tretë është një blegtor 41-vjeçar, trupi i të cilit ishte duke u kërkuar që nga e diela e javës së kaluar. Ai u gjet i djegur në një kasolle në një zonë të vështirë të arritshme në Evia.
Qindra zjarrfikës, të ndihmuar nga forcat nga Turqia dhe Sllovakia, kanë luftuar zjarret që kanë shpërthyer në ishujt Rodos, Korfuz dhe Evia që nga e mërkura dhe janë rigjallëruar për shkak të erërave.
Mitsotakis u tha ministrave të martën se ditët në vijim do të ishin të vështira, temperaturat ka shpresa se mund të ulen nga e enjtja, shkruan Reuters.