BotaLajme

Greqi, bëhet thirrje për evakuime në zona të reja

Urdhrat e evakuimit janë lëshuar për zonat afër dy qyteteve të Greqisë qendrore që janë të kërcënuara nga shpërthime të reja zjarresh.

Qytetarëve në zonat përreth Volos dhe Lamia u është thënë të lëvizin në vende ku janë të sigurtë pasi kjo pjesë do të përballet nga një valë e fortë e të nxehtit.

Ndërkohë zjarret vazhdojnë të shfaqura në ishujt Rodos, Korfuz dhe Evia.

Greqia është një prej vendeve që aktualisht po përballet me zjarret, në të cilat kanë vdekur më shumë se 40 njerëz.

Tre persona kanë vdekur deri tani nga zjarret në Greqi, dy prej tyrëve janë pilotë, dhe njëri është blegtor.

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, tha se u ka dërguar mbështetje vendeve që janë prekur nga zjarret, në mesin e tyre është edhe Greqia.

BE-ja ka thënë gjithashtu se dëshiron të nënshkruajë kontrata për 12 avionë zjarrfikës në mënyrë që të përmirësojë aftësinë e saj për të luftuar flakët nga ndryshimet klimatike, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Show More

Related Articles

Back to top button