BotaLajme

Singapori do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 20 vjet

Singapori do të ekzekutojë një grua për herë të parë në pothuajse 20 vjet, thonë avokatët e të drejtave të njeriut.

Shtetasja Saridewi Djamani, 45 vjeç, është shpallur fajtore për trafikimin e 30 gramëve heroinë në vitin 2018.

Ajo do të jetë e dënuara e dytë për drogë që do të ekzekutohet në tre ditë, pas Mohd Aziz bin Hussain, dhe e 15-ta që nga marsi 2022.

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, për të cilat, thotë se janë të nevojshme për ta mbrojtur shoqërinë.

Siç raporton BBC, Azizi u dënua për trafikim të 50 gr heroinë. Sipas ligjit të Singaporit, dënimi me vdekje mund të zbatohet për trafikimin e më shumë se 15 gr heroinë dhe më shumë se 500 gr kanabis.

Prillin e kaluar, një tjetër Singaporean, Tangaraju Suppiah, u ekzekutua për trafikimin e 1 kilogrami kanabis që nuk e preku kurrë. Autoritetet thonë se ai e ka koordinuar shitjen nëpërmjet telefonit celular.

Saridewi është një nga dy gratë e dënuara me vdekje në Singapor, sipas Transformative Justice Collective, një grup i të drejtave të njeriut me bazë në Singapor.

Ajo do të jetë gruaja e parë e ekzekutuar nga vendi që nga parukierja Yen May Woen në 2004, tha grupi. Jen u dënua gjithashtu për trafik droge.

Mediat lokale raportuan se Saridewi dëshmoi gjatë gjyqit të saj se ajo po grumbullonte heroinë për përdorim personal gjatë muajit të agjërimit. Ndërsa, ajo nuk e mohoi shitjen e drogave të tilla si heroina dhe metamfetamina nga banesa e saj, ajo minimizoi shkallën e atyre aktiviteteve, vuri në dukje gjykatësi See Kee Oon.

Autoritetet argumentojnë se ligjet e rrepta të drogës ndihmojnë në mbajtjen e Singaporit si një nga vendet më të sigurta në botë dhe se dënimi me vdekje për veprat penale të drogës gëzon mbështetje të gjerë publike.

Por, avokatët kundër dënimit me vdekje e hedhin poshtë këtë.

“Nuk ka asnjë provë që dënimi me vdekje ka një efekt unik parandalues ​​ose se ka ndonjë ndikim në përdorimin e drogës,” tha Chiara Sangiorgio e Amnesty International në një deklaratë. “Mesazhi i vetëm që dërgojnë këto ekzekutime është se qeveria e Singaporit është e gatshme të kundërshtojë edhe një herë masat mbrojtëse ndërkombëtare për përdorimin e dënimit me vdekje”.

Amnesty International vuri në dukje se krahas Kinës, Iranit dhe Arabisë Saudite, Singapori është një nga vetëm katër vendet që kanë kryer së fundmi ekzekutime të lidhura me drogën.

 

Show More

Related Articles

Back to top button