BotaLajme

Rrëzohet helikopteri në Siberi, 6 të vdekur, 7 të plagosur

SIBERI- Një helikopter raportohet se është rrëzuar në Siberi të Rusisë, ku për pasojë 6 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Helikopteri Mi-8 në Republikën Altai në Siberinë jugore mori flakë teksa po ulej dhe u përplas me një linjë elektrike.  Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi, duke cituar rregullatorin e aviacionit civil të vendit Rosaviatsia, se helikopteri i përkiste një kompanie private dhe mbante një grup turistësh. 

Numri i përgjithshëm i njerëzve në bord është i paqartë. Sipas RIA Novosti, në bord ndodheshin gjithsej 12 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit, por ministria e urgjencës tha se numri i përgjithshëm në bord ishte 13, shkruajnë mediat e huaja. 

Mi-8 është një helikopter me dy motorë i projektuar në vitet 1960. Është përdorur gjerësisht në Rusi, ku përplasjet kanë qenë të shpeshta, në vendet fqinje dhe në shumë vende të tjera. 

Show More

Related Articles

Back to top button