Presidenti Vladimir Putin këtë të enjte ka deklaruar se Rusia është në gjendje që të zëvendësojë eksportet e grurit të Ukrainës në Afrikë. Gjatë fjalës së tij në një samit të liderëve afrikanë në Shën Petersburg, ai tha se Moska do të ishte gati të fillojë furnizimin me grurë falas për gjashtë vende afrikane brenda tre deri në katër muaj.
Putin ka përmendur vendet që do të dërgohet grurë si Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somalia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Eritrea dhe tha se do të merrnin 25,000-50,000 ton secila.
Ndërkohë më parë në media u raportua për një plan rus për të dërguar një milion ton drithë në Turqi me Katarin duke paguar çmimin. Më pas drithi do të eksportohet nga Turqia në Afrikë. Asnjë vend nuk e konfirmoi raportin.
Në vitin 2022, Rusia eksportoi 11.5 milionë tonë drithë në Afrikë, dhe në gjysmën e parë të këtij viti pothuajse 10 tonë. Marrëveshja e grurit, e nënshkruar në korrik 2022 në Stamboll dhe e rinovuar dy herë, lejoi që eksportet e ushqimit të Ukrainës të rifillonin pavarësisht luftës, por Rusia e la të skadonte të hënën e kaluar.
Në një vit, nga Ukraina u eksportuan pothuajse 33 milionë tonë drithë, kryesisht misër dhe grurë, gjë që ndihmoi në stabilizimin e çmimeve të ushqimeve në shkallë globale dhe shmangi rrezikun e mungesës.
Duke refuzuar ta zgjasë atë, Moska argumentoi se Kievi po bënte dërgesa të pamjaftueshme në vendet e varfra dhe gjithashtu se Perëndimi po bllokonte eksportet e veta të produkteve bujqësore dhe plehrave