Në Greqi është shënuar vdekja e parë nga virusi i Nilit Perëndimor.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 92-vjeçare, e cila u shtrua në spitalin e Karditës rreth dhjetë ditë më parë, me simptoma e meningoencefalit.
Gjatë ditëve në vijim ajo u përkeqësua dhe vdiq. Pas një testi laboratorik të kryer në Qendrën Kombëtare të Referencës së Arbovirusit të Universitetit të Selanikut, rezultoi se ishte infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor.
Sipas raportit të fundit epidemiologjik të EODY, janë regjistruar gjithsej tre raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor.
Dy rastet (të moshës mbi 67 vjeç) u paraqitën me simptomat e encefalitit ose meningjit dhe paralizë flakcide akute në spital. Nërsa një rast kishte simptoma të lehta.
Shpërndarja gjeografike e tre rasteve është si më poshtë: Një në Serres nga bashkia Heraklia, një në Kardicë dhe një tjetër në Kavallë nga bashkia Nestos. Dy të parat janë ato që paraqitën manifestime nga Sistemi Nervor Qendror. Të tre rastet kërkuan shtrimin në spital.