Është arrestuar një grua shqiptare në Itali.
Ajo dyshohet se kishte vrarë burrin e saj.
Më saktë, gruaja kishte paguar dy vrasës me pagesë, më 13 dhjetor të vitit të kaluar në Rocca Priora, e ekzekutuan planin e saj të menduar.
Lidhur me rastin kanë raportuar edhe mediat italiane.
Shqiptarja ishte e lodhur nga abuzimet e shkaktuara nga burri i saj, Petrit Caka.
Ajo gjeti një mënyrë se si ta hiqte qafe atë.
Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen.
Pasi ekzektuan planin e vrasjes ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.
Ishte vetë gruaja ajo që i lajmëroi karabinierët se kinse zbuloi trupin e bashkëshortit të vrarë pas një grabitje në shtëpi.
Por, më pas skenari i ngjarjes ndryshoi totalisht duke i zbuluar porositësit dhe vrasësit e shqiptarit Petrit Caka.