BotaLajme

Kim Jong Un prezanton raketat e reja interkontinentale para delegacionit rus e kinez

Liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un i është bashkuar një delegacion rus dhe kinez teksa prezantoi një raketë të re me kapacitet bërthamorë në një paradë ushtarake e cila shënon përvjetorin e Luftës Koreane, transmeton Gazeta Metro.

Kim u paraqit në paradë me Ministrin e Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu dhe zyrtarin e lartë të Partisë Komuniste Kineze Li Hongzhong nga një ballkon në sheshin Kim II Sung.

Pamje të edituara nga transmetuesi publik korean të premten shfaqi rrugët e mbushura me dhjetëra mija spektatorë teksa përgëzonin ushtarët performues gjatë shfaqjes së tankeve dhe raketa balistike interkontinentale. Sipas transmetuesit publik qytetarë nga i gjithë vendi janë mbledhur në Pyongyang, raporton The Associated Press. Parada filloi me shfaqjen e dronëve të ri të spiunazhit si dhe atyre luftues.

Show More

Related Articles

Back to top button