BotaLajme

Arabia Saudite notë proteste Danimarkës për shkak të djegies së Kuranit

Arabia Saudite thirri të Ngarkuarin me Punë të Danimarkës në Rijad në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) për shkak të djegies së Kuranit të Shenjtë në Kopenhagë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të MPJ-së të Arabisë Saudite thuhet se veprimet e një grupi radikal në Danimarkë si djegia e Kuranit dhe parullat raciste kundër Islamit dhe muslimanëve ishin dënuar më parë.

Në deklaratë thuhet se i Ngarkuari me Punë i Danimarkës në Rijad është thirrur në MPJ dhe i është dorëzuar notë proteste dhe është theksuar se Danimarkës i është kërkuar të parandalojë akte të tilla të turpshme që nuk përputhen me normat dhe ligjet ndërkombëtare dhe mësimet fetare.

“Arabia Saudite i hedh poshtë të gjitha këto veprime që nxisin urrejtje ndërfetare”, thuhet në deklaratën e MPJ-së. Anëtarët e grupit anti-islam dhe ultra-nacionalist “Danske Patrioter (Patriotët danezë)” në Danimarkë dogjën Kuranin.

Anëtarët e grupit, duke ngritur parulla anti-islame dhe duke hedhur slogane që fyejnë Islamin, dogjën Kuranin para ambasadave të Iranit, Irakut, Egjiptit dhe Türkiye-s.

Show More

Related Articles

Back to top button