45 persona mes tyre edhe fëmijë janë vrarë nga një sulm kamikaz me bombë gjatë një tubimi politik në Pakistan.
Sulmi në të cilin raportohet se gjithashtu se u plagosen 200 persona15 prej tyre ne gjendje te rende shendetesore ndodhi në provincen veriperëndimore të Pakistanit, Bajur, pranë kufirit me Afganistanin .
Ndërsa lideri i partisë islamike po mbërrinte bomba shpërtheu duke shkaktuar njërin prej sulmeve më gjakderdhëse në vitet e fundit në Pakistan.
Autoritetet e bllokuan zonën dhe paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet.
Policia në Bajur u shpreh se sulmi u krye nga një person, i cili shpërtheu jelekun e tij të mbushur me eksplozivë pranë zonës ku ishin ulur disa liderë të lartë të partisë. Autoritetet thone se shteti islamik i cili vepron në Afganistan mund të jetë përgjegjës për sulmin.