LajmeMaqedoni

Taravari: Kam dyshime në seriozitetin e këtyre që thirren opozitë, propozimi i Ahmetit jo serioz për ta analizuar

Është koha e fundit që ASH të mendojë serizoisht vetë të garojë në zgjedhje sepse kam dyshime në seriozitetin e këtyre që sot thirren si opozitë e bashkuar. Kështu u është përgjigjur Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit kryetari i ASH-së, Arben Taravari, të cilët e kanë ftuar ASH-në ti bashkangjitet frontit opozitar. Nëse në vitin 2020 do të ishim bashkuar, opozita sot do kishte 17 deputetë dhe BDI do ishte histori, shtoi më tej Taravari dhe theksoi se këto tre vitet e fundit katër herë ka pasur mundësi të votohet mos-besimi i qeverisë, por kjo nuk ka adodhur, pasi siç ai tha, po këto parti që sot janë në opozitë, kanë qenduar te dera e LDSM-së se kush më parë do zë vend në ekzekutiv.

“Ky bashkëpunim opozitar tashmë është bërë histori. Prej vitit 2016-të unë kam qenë përgjegjës prej ASH-së për të negociuar me BESËN, atëherë kur ishin gjasat shumë reale kur BDI-ja të shkon në opozitë. Ne thjeshtë mund të them se e kemi lutur BESËN për të bashkëpunuar, i kemi mbledhur partitë e tjera që ekzistonin dhe nuk u bë ai bashkëpunim. Sidoqoftë, erdhi viti 2020 dhe më kujtohet atëherë atmosfera që ku ne me Alternativën arritëm një marrëveshje dhe me BESËN duheshte që të bëheshte një koalicion tre palësh; dhe më kujtohet në një kafe kur në një tavolinë uleshin të BESËS, në një të Alternativës dhe unë isha i detyruar të lëviz prej një tavoline në një tavolinë sepse nuk mundesha t’i ulë bashkë. Të ishin bashkë të tre partitë politike, sot ajo opozitë e bashkuar do kishte me siguri 16-17 deputetë dhe BDI-ja sot do ishte histori. Fatkeqësisht nuk ndodhi. Më kujtohet Alternativa kur u ndajtë më 2021-shin prej nesh, arsyeja kryesore ishte se i kemi ndihmuar Bilall Kasamit në Tetovë dhe sot unë jam shumë i lumtur që ndryshimi ndodhi në Tetovë dhe që Afrim Gashi ulet me Bilall Kasamin; dhe këto dy vjet ka pasur me siguri tre-katër raste për ta votuar mosbesimin e Qeverisë dhe aktorë prej këtyre partive politike, disa rrinin para zyrave të LSDM-së, tjetri paraqiteshte që nëse nuk shkon ai, ky është i gatshëm dhe kemi kaluar lojra të ndryshme. Unë vazhdimisht e kam thënë dhe vazhdoj ta them se jemi të hapur për të biseduar, por jo me apele publike pasi këto janë çështje shumë serioze dhe duhet të bisedohet siç i ka hije dhe jo nëpërmjet tubimeve dhe foltoreve apo televizoreve ose takimeve të caktuara”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Ftesën e Ali Ahmetit që së bashku me BDI-në qeverinë ta lëshoj edhe ASH, Taravari e sheh si propozim jo serioz për ta analizuar.

“Këto janë veprime shumë jo serioze për këta periudha të cilat janë shumë serioze për RMV-në dhe mendoj se z. Ahmeti mund të flet vetëm për BDI-në. Ai e fton ASH-në, por normalisht ASH është parti autonome e cila vendimet e veta kryesisht i sjellë duke e konsultuar bazën, strukturën partiake dhe pas kësaj organet partiake të ASH-së duhet të sjellin vendime. Mendoj se është jo serioze të analizohet ky propozim i z. Ahmetit se shihet nga larg se nuk e ka me seriozitet, e ka për të bërë një PR që fundi është e drejtë e atyre si parti politike”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Lideri i BDI-së ditë më parë tha se zyrtarët e saj i kanë dorëzuar dorëheqjet deri te kryeministri Kovaçevski dhe se të njejtat do të aktivizohen kur VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese. Nga partia e Mickoskit sot u përgjigjën se ndryshime kushtetuese me mashtrime s’do të ketë, ndërsa dorëheqjet e BDI-së i cilësojnë si defokusim të opinionit.

Show More

Related Articles

Back to top button