Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, të cilat po mbahen bllokuara për shkak të veto-s bullgare.
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, shefi i qeverisë shqiptare krahas angazhimeve të parapërcaktuar në axhendë, ka shtuar edhe iniciativën për vendosjen e balancave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të cilat ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sheshimin e mosmarrveshjeve.
Referuar burimeve të gazetës “TemA”, konfirmohet se Rama ka krijuar mundësinë për disa takime personale me krerët e BE-së si dhe liderët e dy vendeve në konflikt.
Raportohet se Rama deri më tani ka pasur komunikime intensive me presidentin francez Emanuel Macron të cilët janë flamurtarët e radhës së BE-së, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin bullgar Rumen Radev, etj.
Bisedat qe konfirmohen edhe nga keto foto ne faqen zyrtare te NATO duket se do i hapin “driten jeshile” marreveshjes mes Maqedonise se Veriut dhe Bullgarise, e cila ka qene ne ngerç për një sërë mosdakordësish.
Teksa bisedat ne Madrid vazhdojne ende, do te duhet te pritet edhe disa ore per te marre konfirmime zyrtare nga palet e perfshira.