BotaLajme

3 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Slloveni

Kryeministri i Sllovenisë deklaron se kjo është situatata më e keqe ndër vite

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur Slloveninë ndërsa mijëra të tjerë janë evakuar.

Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA dy holandezë janë goditur nga rrufeja.

Edhe qeveria holandeze konfirmoi lajmin megjithatë nuk dha shkakun.

Në mesin e viktimave është edhe një grua e moshuar.

Agjencia e Mjedisit në Slloveni ka paralajmëruar se përmbytjete do të intensifikohen me kalimin e orëve.

Nejc Smole, kryebashkiaku i qytetit Medvode thotë se autoritetet po punonjnë intensivisht për të ndihmuar të gjithë të prekurit që kanë nevojë të evakuuohen nga qytetet dhe fshatrat e afërta.

“Shumë shpejt u kuptua se kjo nuk ishte një përmbytjeje tipike. Një nga gjërat më të këqija që ka ndodhur nga moti i keq janë rrëshqitjet e dheut në Locnicë. Përmbytjetet kanë goditur një pjesë të madhe të fshatit Sorë. Ne nuk ishim në gjendje t’i evakuonim këta banorë shumë shpejt. Jemi duke punuar që tu vijmë në ndihmë qytetarëve të prekur.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob i cili ndërpreu pushimet për shkak të situatës së përmbytjeve deklaroi në një konferencë për shtyp se përmbytjet mund të jenë më të mëdhatë që kur Sllovenia u bë shtet i pavarur në 1991.

Show More

Related Articles

Back to top button