BotaLajme

Huliganët kroatë terrorizojnë Athinën, vritet 22-vjeçari grek: Mes 98 të arrestuarve edhe 1 shqiptar

Skena të tmerrshme dhune pushtuan të hënën në mbrëmje Athinën në stadiumin e AEK-ut. Huliganët e Dinamo Zagrebit sulmuan tifozët e AEK-ut. Për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar grek. Ai u vra me thikë.

Policia ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarje 98 persona. Mes tyre janë 87 kroatë, një shqiptar, një austriak, një boshnjak, një gjerman dhe pesë grekë.

https://twitter.com/hooliganscz1999/status/1688699410102865920?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1688699410102865920%7Ctwgr%5E87d467d51d2eba4c1bc9169cd7d80ae932eab3b6%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fhuliganet-kroate-terrorizojne-athinen-vritet-22-vjecari-grek-mes-98-te-arrestuarve-edhe-1-shqiptar%2F

Po ashtu nga ngjarja kanë mbetur tetë persona të plagosur. Mes tyre një 17-vjeçar që ka goditje të forta në kokë pasi u godit me gurë. Në spital ndodhen të shtruar edhe 3 grekë e 5 kroatë të tjerë.

Skenat e dhunës ndodhën përpara ndeshjes AEK-Dinamo Zagreb që pritet të luhet këtë të martë dhe është e vlefshme për fazën e eliminatoreve të Champions League.

Siç shkruajnë mediat greke, tifozët kroatë kanë mbërritur të organizuar në Athinë, pavarësisht një vendimi të UEFA-s për t’i ndaluar ata të lëvizin në transferta.

Kur kanë shkuar në Athinë, ata janë shoqëruar me tifozë të Panathinaikos, skuadër tjetër greke. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se sulmi dukej i organizuar. Një pronar lokali shpjegoi se çfarë ndodhi në “mësymjen” e huliganëve kroatë.

“Rreth orës 22:00 e kisha lokalin gjysmë plot. Dikush erdhi dhe më paralajmëroi. Një tifoz i AEK erdhi dhe më tha se po vinin kroatët. Më tha që të largoja njerëzit. Pas 10 minutash nisën që të ndiznin zjarre. Rreth 200-300 vetë filluan të thyenin çdo gjë. Rrugës poshtë, lokalet u boshatisën, nisën të hidhnin karriget dhe u përplasën me 20-30 fansa të AEK-ut”, përshkroi ai.

Më tej tregoi se 22-vjeçarin e gjetën të vrarë me thikë dhe ishte i mbuluar me gjak. Ndërkohë një kroat ishte po ashtu i mbuluar me gjak në gjendje të rënduar. Autoritetet greke vijojnë hetimet për këtë ngjarje./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button