BotaLajme

Medvedev “provokon” SHBA-në me deklaratën: Do të shtypim armiqtë tanë

RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev në një deklaratë së fundmi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po bëjnë një luftë kriminele me duart e të tjerëve, duke iu referuar sulmeve ukrainase.

“Armiqtë tanë do të shtypen dhe Rusia do të arrijë paqen sipas kushteve të saj. Fitorja do të jetë e jona!” -kështu shkruan nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, në një mesazh në telegram duke sulmuar Shtetet e Bashkuara, raportojnë mediat e huaja.

“Sot ata përsëri po bëjnë një luftë kriminale me duart e të tjerëve, duke u përpjekur të fshijnë Rusinë nga faqja e dheut. I gjithë sistemi i NATO-s praktikisht po lufton hapur kundër nesh. Por ne kemi forca të mjaftueshme për të kryer gjithçka,”-shtoi Medvedev.

Show More

Related Articles

Back to top button