BotaLajme

Fluksi i emigrantëve në SHBA! Guvernatorja e Massachusetts shpall gjendjen e jashtëzakonshme

SHBA- Guvernatorja e shtetit Masaçusets (Massachusetts) Maura Healey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën, duke theksuar prurjet e mëdha të migrantëve që kërkojnë strehim në një kohë kur kostoja e strehimit vazhdon të rritet, raportojnë mediat e huaja.

Rreth 5,600 familje ose më shumë se 20,000 njerëz, shumë prej të cilëve janë emigrantë, aktualisht jetojnë në strehimore shtetërore. Mes tyre ka foshnja, fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna. Guvernatorja Healey tha se është një rritje prej rreth 80% krahasuar me 3100 familje një vit më parë.

“Këto shifra pasqyrojnë rritjen e prurjeve të migrantëve në vendin tonë, të cilët kanë përjetuar disa nga udhëtimet më të vështira që mund të imagjinohen,”-tha Healey.

Ajo i bëri thirrje qeverisë federale për ndihmë financiare dhe më urgjentisht të përshpejtoë autorizimet e punës për të lejuar të ardhurit e rinj të gjejnë më shpejt punë dhe të fillojnë jetesën.

Show More

Related Articles

Back to top button