BotaLajme

Përdhunuan një grua, ekzekutohen me varje 5 burra në Iran

Irani ekzekutoi sot pesë burra të dënuar për përdhunimin e një gruaje në maj 2022 në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi Agjencia iraniane e Lajmeve të Drejtësisë.

“Pesë burra që kishin rrëmbyer dhe përdhunuar një grua në maj të vitit 2022 në qytetin Marad u ekzekutuan sot,” raportoi Mizan Online .

Ekzekutimet në Iran zakonisht bëhen me varje.

“Të pandehurit, me precedentë të rëndë kriminalë, u arrestuan katër ditë pas krimit ”, tha i njëjti burim.

Në fillim të qershorit, Amnesty International raportoi se 282 persona ishin ekzekutuar deri më tani në vitin 2023 në Iran, “pothuajse dyfishi ” i numrit të ekzekutimeve të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Irani ekzekutoi 582 persona në vitin 2022, më shumë se çdo vend tjetër përveç Kinës, sipas disa grupeve të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International.

Në fillim të korrikut, drejtësia iraniane njoftoi ekzekutimin e tre burrave të shpallur fajtorë për drogë dhe më pas përdhunim të rreth 10 grave në fund të vitit 2021 në një sallon bukurie.

Show More

Related Articles

Back to top button