BotaLajme

Rusia dhe Koreja e Jugut do të ndërtojnë centrale bërthamore në Ugandë

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni deklaroi se Rusia dhe Koreja e Jugut do të fillojnë të ndërtojnë centrale të energjisë bërthamore në vend.

Duke folur në Samitin e 2-të të Kafesë Afrikane G-25 në kryeqytetin Kampala, ku morën pjesë liderë dhe delegatë të 25 vendeve afrikane prodhuese të kafesë, Museveni tha se prej shumë kohësh kanë përfunduar negociatat me Rusinë dhe Korenë e Jugut lidhur me centralet e energjisë bërthamore që do ndërtohen në vend.

“Rusia dhe Koreja e Jugut do të ndërtojnë 2 centrale bërthamore prej 15 mijë megavat. Projekti nuklear vjen në një kohë kritike kur kombet përpiqen si të garantojnë sigurinë e energjisë për zhvillimin socio-ekonomik”, tha Museveni.

Në Samitin Rusi-Afrikë i cili u mbajt më 27 korrik në qytetin Shën Petersburg të Rusisë, u tha se Uganda dhe Rusia nënshkruan marrëveshje për projektin e centralit të energjisë bërthamore.

Presidenti ugandez Museveni, në fjalimin e tij të fundit drejtuar popullit, tha se vendi ka më shumë potencial hidroelektrik të shpërndarë në rajone të ndryshme të vendit por që ka nevojë për më shumë partneritete për të zbuluar teknologjitë e reja në sektor.

Ai tërhoqi vëmendjen se ka nevojë për zhvillimin e energjisë bërthamore dhe duke iu referuar modeleve të motit që ndryshojnë ai tha se hidroelektriku tashmë nuk është më i besueshëm.

Në hulumtimin e kryer nga Ministria e Energjisë dhe Zhvillimit të Minierave të Ugandës, u konfirmua potenciali në prodhimin e energjisë bërthamore pas zbulimit të shtretërve të mëdha të uraniumit në lindje të vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button