BotaLajme

Ambasadori i Ukrainës në Beograd thotë se shteti i tij nuk e ndryshon qëndrimin për njohjen e Kosovës

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach, ka thënë se qëndrimi i vendit të tij është parimor në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai këtë qëndrim e bëri të ditur gjatë një deklarate për “Kosovo Online”, ku tha se Ukraina e respekton integritetin territorial të Serbisë.

“Pozicioni i Ukrainës është parimor dhe i qëndrueshëm – Ukraina respekton integritetin territorial të Serbisë. Sot, është jetike për popullin e Ukrainës që të mbrojë lirinë dhe pavarësinë e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Sot, qindra ukrainas janë vrarë dhe mijëra janë plagosur rëndë nga pushtuesi rus. Shoqëria ukrainase, e cila paguan një çmim të lartë për lirinë e saj, e di se një pozicion neutral në raport me shtetin agresor në praktikë e ndihmon agresorin të kryejë krimet e tij, në vend të mbështetjes praktike për normat e së drejtës ndërkombëtare – integritetin territorial të Ukrainës. Në këtë kontekst, ne duhet të njohim qëndrimin e qartë të lidershipit të Kosovës lidhur me dënimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, veçanërisht bashkimit me sanksionet ndaj agresorit”, ka deklaruar ai. Kjo deklaratë e ambasadorit ukrainas u bë pasi kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, tha se në mesin e deputetëve atje po diskutohet njohja e Kosovës

Show More

Related Articles

Back to top button