Kristian Nako, një 23-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi.
Ai po ngiste një motor dhe për shkaqe ende të paditura, është përplasur me një kamion-vinxh. Për pasojë ai ndërroi jetë në vend.
Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar.
23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.