Një fabrikë e madhe belge çokollate e ka ndërprerë prodhimin pas zbulimit të salmonelës në një grumbull çokollate.
Kompania Barry Callebaut tha të enjten se fabrika e saj në ëieze – për të cilën ajo thotë se është fabrika më e madhe e çokollatës në botë – i ka mbyllur të gjitha linjat e prodhimit si një masë paraprake ndërkohë qëkontaminimi është hetuar.
Barry Callebaut prodhon çokollatë për marka të shumta të shitura në mbarë botën.
Salmonela u zbulua të hënën dhe të gjitha produktet e çokollatës së prodhuar në fabrikë janë pezulluar në pritje të hetimeve, tha kompania.
Kompania tha se i ka informuar autoritetet belge të sigurisë ushqimore dhe po i kontakton klientët që mund të kenë produkte të kontaminuara në posedim të tyre.
Është e paqartë nëse ndonjë konsumator ka raportuar se është sëmurë nga çokollata.
Në fillim të këtij viti, të paktën 200 raste të raportuara të salmonelës besohej se kishin lidhje me vezët e Pashkëve me çokollatë të bëra në një fabrikë tjetër belge të operuar nga kompania italiane Ferrero./Euronews