BotaLajme

Shembet xhamia në Nigeri, përfundojnë shtatë të vdekur

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur në Zaria të Nigerisë, pasi një xhami është shembur.

Qindra besimtarë ishin në xhami në atë kohë të premten, gjatë lutjeve.

Zyrtarët thanë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shembjes. Emiri i zonës tha për mediat lokale se një çarje ishte zbuluar në një nga muret të enjten.

Xhamia mendohet të jetë më shumë se një shekull e vjetër.

“Katër trupa u gjetën fillimisht”, tha një zëdhënës i këshillit Abdullahi Këarbai për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Më pas tre të tjerë u gjetën pasi ekipi i shpëtimit kontrolloi xhaminë e shembur”, shtoi Këarbai.

Ndërkohë, raportohet që dhjetëra njerëz u shpëtuan nga rrënojat e xhamisë.

Show More

Related Articles

Back to top button