BotaLajme

Kuvajti ndalon filmin “Barbie”, promovon gjëra të ndaluara në kulturën islame

Kuvajti ka ndaluar shfaqjen e filmit të ri “Barbie”, ndërsa në Liban po vazhdojnë thirrjet për t’u ndaluar shfaqja e këtij filmi, pas kritikave në botën arabe për vlerat shoqërore të këtij filmi.

Kuvajti ka vepruar për të“mbrojtur etikën”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve. Ministri i Kulturës i Libanit ka akuzuar filmin se “promovon homoseksualitetin”.

Mirëpo, filmi po shfaqet në shtetet konzervative në rajon, përfshirë edhe Arabi Saudite. Filmi ka arritur të hyra deri në 1 miliard dollar brenda pak javëve që kur ka nisur të shfaqet.

Lafi al-Subaiei, kreu i Bordit të Kuvajtit për klasifikim të filmit, ka thënë se Bordi zakonisht kërkon që skenat e filmit që shihen ji të përshtatshme për kulturën e vendit të hiqen.

Mirëpo, ka thënë se kur promovojnë një sjellje atëherë shteti e sheh të papranueshme dhe e ndalon menjëherë.

“Filmi promovon ide dhe besime që janë aliene për shoqërinë e Kuvajtit dhe rendin publik”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Kuvajtit për Informim.

Të mërkurën, Ministri i Kulturës i Libanit, Mohammad Mortada, ka kërkuar nga Ministria e Brendshme e vendit që “të merren të gjitha masat për t’u ndaluar filmi Barbie”.

Ai ka thënë se filmi promovon “homoseksualitetin dhe transseksualitetin”.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk