Të paktën 30 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga një shpërthim i madh në një pompë të karburanteve në republikën jugore të Rusisë, Dagestan, njoftuan zyrtarët rusë të martën.
Ministria e Emergjencave e Rusisë (MER) tha më 15 gusht se 150 njerëz janë lënduar në përgjithësi.
Tre prej të vdekurve ishin fëmijë, tha guvernatori i Dagestanit Sergei Melikov..
Shpërthimi ndodhi të hënën në mbrëmje në periferi të Makhachkala, kryeqytetin e këtij rajoni. Zjarri nisi në një dyqan për rregullimin e automjeteve dhe u shpërnda te pompa e afërt e karburanteve, duke nxitur një shpërthim të madh, raportoi agjencia ruse e lajme, RIA Novosti, duke e cituar MER-in.