Lajme

Sondazhi: 90% e ukrainasve pro anëtarësimit në BE, 73% në NATO

Sipas një sondazhi, 90% e ukrainasve mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, ndërsa 73% janë në favor të anëtarësimit në NATO.

Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrinform, sondazhi u krye në periudhën 2-11 maj nga Instituti Kombëtar Demokratik, rezultatet e të cilit u publikuan në faqen e internetit të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev.

Në Ukrainën perëndimore, sipas sondazhit, 94% do të donin të anëtarësoheshin në Bashkimin Europian, në Ukrainën qendrore dhe veriore  93%   dhe në pjesën lindore dhe jugore të vendit, 84%.

Gjithashtu sipas sondazhit,  82% e banorëve të Ukrainës perëndimore mbështesin anëtarësimin në NATO. Në Ukrainën veriore dhe qendrore 79%, në Ukrainën lindore 59% dhe në Ukrainën jugore 65%.

Sondazhi u krye nëpërmjet sistemit të sondazheve telefonike (CATI), në të cilën morën pjesë 2,500 persona.

Show More

Related Articles

Back to top button